Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një defekt në një frigorifer në banesën e Iljaz Ismailit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndryrë në kohë dhe kanë shuar flakët, ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha materiale e as të lënduar.