Një i ri është arrestuar paraditen e kësaj të diele në Tiranë, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pasi ditën e djeshm në rrugën e vjetër Sauk-Teg. Sakaq mësohet se viktima është një 40-vjeçar.

“Arrestohet shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al