Si pasojë e një defekti elektrik në nënstacionin elektrik të pompave ne Pocem , zona përreth është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tij në një sipërfaqe më të gjerë.