Në fshatin Miras, Devoll një tjetër shtetas i jep fund jetës, ku sipas të dhënave ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se 48-vjeçari Florian Muçka, prej kohësh alkoolizohej. Ndërsa sot është gjetur i varur në banesë nga familjarët.

Kanë qenë keta të fundit që kanë lajmëruar policinë, ndërkohë që po kryhen veprimet lidhur me rastin. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve në juglindje që persona në gjendje të dehur i japin fund jetës.