Të rinjtë bejnë”mix” me fjalët

Çdo ditë e më shumë gjuha shqipe po pëson ndryshime dhe deformime rrenjesore kryesisht e folur nga të rinjtë midis tyre .Shumica e grupmoshës nga 13-35 vjeç sot përdorin më së shumti rrjetet sociale si facebook,whatsap apo dhe të tjera aplikacione për të komunikuar .Por këto rrjete sociale kanë deformuar dhe lënë pas zhvillimin e gjuhës shqipe.

Të rinj të pyetur për këtë cështje pranojnë se ekziston një tendencë në komunikimin për të shkurtuar fjalët,gjetur koncepte sa më të thjeshta të kapshme apo edhe të përfshijë fjalë të huaja nga anglishtja apo edhe gjuhë të tjera. Sipas tyre rrjetet sociale,muzika e huaj, filmat por edhe trendet e fundit kanë ndikimin e tyre në të folurën e përditëshme që pjesa më e madhe e tyre nuk e shmangin dot.

 Këto shkurtesa dhe deformime fjalësh e varfërojnë gjuhën së tepërmi nuk e pasurojnë atë pasi ky veprim çon në harresë të përdorimit gjuhësor të shqipes. Të rinjtë e kanë shumë të thjeshtë,gati është bërë praktikë punë komunikimi me fjalë të shkurtuara por i lë ata të varfër në fjalor cka sjell dëme të madha edhe për brezat e tjerë që do të vinë.