Edhe pse mjaft gjëra rreth makinave me motor me djegie të brendshme janë të këqija dhe ne duhet të lëvizim drejt alternativave më paqësore për ambientin, nuk mund ta mohojmë se disa nga këto motorë prodhojnë një muzikë speciale për veshët e entuziastëve të tyre.

Zhurma karakteristike e BMW Motorsport do të zhdukej me tranzicionin e saj drejt makinave elektrike dhe kompania duhet të gjente një mënyrë për të riprodhuar atë zhurmë aq tërheqëse në mungesën e një motori 6 ose 8 cilindrash. Për të arritur qëllimin e tyre, BMW ka kërkuar ndihmën e kompozitorit mjaft të njohur, Hans Zimmer, për të zhvilluar një zhurmë të re për makinat elektrike në të ardhmen.

Ndiqni videon e mëposhtme për të dëgjuar zhurmën e re të makinave elektrike.

Në një deklaratë për shtyp kompania gjermane deklaroi se IconicSounds Electric do të jetë emri i zhurmës artificiale që do të dëgjojmë për herë të parë në modelin i4 dhe iX. Zhurma do të jetë e ndryshme në varësi të driving mode që do të përdoret, dhe modelet M do të kenë një zhurmë më tërheqëse.

Ne besojmë se zhurma e implementuar do të jetë mjaft e ngjashme me atë që Porsche përdori në modelin Taycan, e cila të bën të ndjesh shpejtësinë më tepër.