Një shpërthim i fuqishëm misterioz tronditi Tiranën para pak çastesh, ku sipas raportimeve të qytetarëve ai u ndje në të gjitha anët e kryeqytetit, duke përfshirë Shkozën, Alliasin, Komunën e Parisit, Freskun, Don Boskon, Saukun dhe Medresenë.

Qyetarët në rrjete sociale shprehen se shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Gërdecit të 13 viteve më parë, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Denoncimi i një qytetari nga Shkoza: Pershendetje, jetoj ne Shkoze dhe sapo te degjuam nje tronditje te madhe si ajo e Gerdecit ateher, u perplasen dyert e dritaret Se dim cfare ndodhi po ishte shume e forte.

Burime nga policia bëjnë me dije se në adresë të saj kanë mbërritur telefonata të vazhdueshme nga qytetarë që denoncojnë se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë. Mësohet se policia është angazhuar në terren si dhe në rrugë të tjera operative për të zbuluar origjinën e këtij shpërthimi.

Deri tani nuk raportohet për një adresë të saktë, shkak apo pasojë. Ndërkohë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar që lajmëron për ndonjë aktivitet apo operacion në kryeqytet, që mund të ketë lidhje me shpërthimin.