Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka miratuar listën me kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lista me kandidatët është lexuar sot nga drejtoresha e komunikimit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila u shpreh se në garë janë personazhe me vlera të spikatura dhe me kontribute të mëdha. Lista do të votohet ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ajo që bie në sy, janë disa anëtarë të rinj nga shoqëria civile, figura të vjetra të PD-së, por edhe personazhe nga fusha të ndryshme që janë bërë të njohur për publikun e gjerë vitet e fundit.

Disa prej tyre janë:

Adriana Kalaja, Agron Kulicaj, Akil Kraja, Apollon Bace, Arben Imami, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Aulon Kalaja, Avenir Peka, Bleona Qereti, Bujar Kapexhiu, Çlirim Gjata, Dasho Aliko, Edvin Kulluri, Erald Kapri, Florjana Garo, Florion Mima, Gazmed Dibra, Genc Pollo, Genc Strazimiri, Glauk Olldashi, Ibsen Elezi, Ilir Alimehmeti, Ilir Allkaj, Julian Deda, Kastriot Çipi, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Kosta Barka, Ledina Mandija, Osman Mula, Spiro Ksera.

“Nesër në datën 30 prill në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Verifikimi i delegatëve do të bëhet me bexh, si radhën e kaluar. Procesi i votimit pritet të fillojë rreth orës 14:00 dhe do të vijojë sa të ketë votuar dhe delegati i fundit.

Pas një procesi të gjatë propozimesh dhe konsultimesh, Komisioni i Rithemelimit, miratoi listën e plotë të kandidaturave për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në këtë listë gjenden vlera të spikatura të shoqërisë, politikanë, intelektualë, artistë, zonja dhe zotërinj me reputacion të lartë dhe kontribute të shumta”, dekaroi zëdhënësja Garo.