Një autoveturë tip “Volkswagen” në të cilën udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anës rrugës mëngjesin e së dielës. Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.

NJOFTIMI

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga. Foto ilustruese