Këtë të dielë jo vetëm në Tiranë por në disa qytete të vendit do të jetë “dita pa makina”.

Në vendimin e fundit të qeverisë është vendosur që çdo e dielë e parë e muajit do të jetë “Dita pa makina” si një nismë për të kursyer karburant.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me këtë vendim theksonte se nëse gjatë javës e kanë të pamundur që ta fikin makinën e rëndësishme është që atë ta zbatojnë një ditë pushimi në muaj.

Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruante kryeministri Rama.

Kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.