Demokratët e Lezhës janë mbledhur ditën e sotme për të pritur Sali Berishën, i cili mban Foltoren e radhës në këtë qytet.

Një nga demokratët lezhian i ka kushtuar disa vargje Berishës, ku ndër të tjera i referohet si uragan dhe si ilaç për zemrat e shqiptarëve.

“Është lëvizje shumë e mirë dhe patjetër do dali me sukses. Lulzim Basha ka gabime të forta. Vota shkoi kot për Bashën. Ne ia dhamë nga Sali Berisha. Na e shpërdoroi votën. Doktor Berisha Baclok i kombit. Qofsh Bekue gjithmonë prej zotit se je ilaç për zemrat tona. Beko o zot rrugën që ka nis. Se gjith shqiptarët ke me veti. Si uragan shpërthe Berishë, hec përpara si dallgë deti. Mungesa jote tash 10 vjet, demokracinë ka ngadalsue. Këmbëngryq ul krimi në pushtet, s’del njeri me ndalue. Të pabesë le në parti, në moçalist ta kanë kthye, ta shpërblyen me tradhëti, shtetit kapur t’ui shërbye”, tha Berisha.

Një tjetër demokrat bëri një thirrje të fortë që Lulzim Basha më mirë të largohet vetë ose përndryshe do ta largojnë ata duke ‘ e shkulur me dhëmbë’.

“Populli shqiptar është në krizë të paparë që s’ka parë historia 2000 e ca vite. E mbështes doktor Berishën se është politikani që njeh kombin, Europën, Amerikën. Lul Basha na ka prerë në besë. Është ushtar i Edi Ramës. Turp! Kemi shku 12 herë në grevë, çadër, dreq të mallkue. Na breu në besë, ka prerë veten e vet. Të iki vetë më mirë, se ne shkulim jo Edi Ramën dhe Lulzim Bashën po edhe të tjerë i shkulim me dhëmbë, Thank you”, deklaroi demokrati.

Ndërsa një tjetër e quajti kryeministrin Edi Rama faqezi që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi.

“I lodhur shumë, na mbyti Edi Rama, ky është kryeministër faqezi. E ka bo Shqipërinë drogë e kolumbi. Thotë populli është dele e bagëti. I bëjmë thirrje Sali Berishës të fitojë demokracia”, tha ai.