Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e sotme Foltoren e radhës në qytetin e Lezhës, aty ku demokratë të shumtë janë mbledhur për ta pritur.

Njëri nga këta demokratë të zjarrtë ka ardhur nga Shtutgarti së bashku me familjen e tij enkas për këtë takim. Ai deklaroi për Fax Neës se Berisha do të bëjë Besëlidhjen e re për bashkimin e Partisë Demokratike, duke shtuar se kjo është e nevojshme për largimin e klikës komuniste.

“Berisha do vijë sot në vendin e kastriotëve për të shpalosur platformën e re të së djathtes shqiptare, por gjithashtu për të bërë beslidhje të re për të djathtën shqiptare, për ta futur PD në shinat e demokracisë por edhe për të larguar këtë klikë komuniste. Vij nga Shtutgarti. Kam ardhur me gjithë familjen për këtë takim”, tha ai.

Një tjetër demokrat euforik deklaroi se Berisha jo vetëm do marrë PD-në por do të bëhet Kryeministër brenda 5-6 muajve.

“Dihet që i madhi Berishë ka ndryshu vendin, do ndryshojë kombin, do na bashkojë. Dikur Skëndërbeu ka ardhur me ato shkopijtë me i bashku dhe ne do i bashkojmë prapë demokratët. Asnjëherë gjoja e vonë nuk është e keqe, ma mirë vonë se kurrë. Para 90 kemi qenë keq, do bëhemi më mirë prapë. Kandidat e kryeministër sa ma shpejt. Nuk do e zgjasim ma shumë se 5-6 muj dhe do ta bëjmë kryeministër se vetëm ai e bën Shqipërinë, të tjerët s’bëjnë. Kanë ardh shokët e mi nga Gjermania për këtë fest sot”, u shpreh ai.

Sa i takon Lulzim Bashës, njëri nga të pranshmit në Foltoren e Berishës u shpreh se kryetari i PD-së ka bërë pabesi.

“Ne kena ardh me mbështet doktor Berishën që duhet me e mbështet çdo shqiptar që njeh demokracinë. Ka ardh kolegu nga Shtutgarti vetëm e vetëm për të treguar se ne do ta mbështesim atë që është në rrugën e drejtë. Basha ka bërë gabim që ne nuk ia falim pabesinë, kjo i mbledh të gjitha mrena”, deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)