Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë një nate më parë kanë shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit.
Reshjet e shiut kanë dëmtuar argjinaturën mbrojtëse të përroit të Zaranikës në Elbasan.

Dëmtimet janë në disa segmente ne të gjithe gjatesine e perroit .

Kryesisht e dëmtuar eshte argjinatura e vjetër. Banoret thonë se ndjehen te frikesuar per shkak te demtimit pasi jo pak here jane permbytur nga perroi gjate dimrit.

Gjatë vitit 2019 Ministria e Bujqësisë investoi në pjesët e dëmtuara të shtratit të Zaranikes. Pjesët ku kishte dëmtime u rregulluan por shirat e rrëmbyeshëm sollën shkatërrim të argjinaturave ne pjeset e vjetra.Në rast se nuk do ketë ndërhyrje sërish pasojat mund te jene te medha.Me heret bashkia e Elbasanit ka kerkuar nje fond prej rreth 3.5 milione euro per riinvestimin e te gjithe argjinatures e cila eshte rret 5.3km./Egnatia news