Ish-kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka bërë sot një denoncim publik, ku në shënjestër të akuzave është ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ Maliqi deklaron se Bistri ka qenë i angazhuar në Kuçovë për fushatë elektorale, me urdhër sipas tij të Çuçit, ku bënte shantazh qytetarëve në kërkim të votës për PS.
Madje ai në vazhdën e denoncimit pohon se në shkollën e mesme ish-Teknikumi rreth orës 11 e 20 deri në 12 e 40 KZAZ braktisi kutitë e votimit dhe i la në dorë të krimit, policisë dhe forcave Operacionale shantazhuese, ku me mbështetjen e tyre ndërruan fletë, kuti votimi, vula e proces-verbale, etj.
DENONCIMI I MALIQIT
❗️Skandal!
Kuçova si “Kalaja e Trojës”!
Burime të besueshme, jo vetëm të qytetarëve të Kuçovës por edhe brenda policisë dhe sigurisht me dijeni dhe porosi të ish-Ministrit dështak Çuçi se ish-Drejtori i “Forcave Operacionale”, ‘banditit me Grada’, Oltion Bistri, i arrestuar nga “SPAK”, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për bashkëpunime në trafiqe, gjoba, vrasje etj., dëshmohet se ka qenë muajin e fushatës i instaluar në Kuçovë, bashkë me “Forcat Operacionale”, duke shantazhuar me kontrolle mbështetësit e mi, në mes të Kuçovës, në Fermë Partizane, Kozare etj. Bënin shoqërime, presione, fushate hapur dhe mbanin nën përgjim dhe vëzhgim njerëzit e shtabit tim elektoral dhe makinat e tyre, ku pjesa më e madhe e tyre, jo vetem u shoqëruan, por u edhe u morën në pyetje në Policinë e Beratit dhe më pas në “SPAK”.
‼️Presion i hapur!
Kulmi arrin deri aty sa përveç ish-fatorinos, tanimë Oligarku Salillari ndërhynë dhe dy kompani të tjera ndërtimi, që ç’nuk bënë me joshje, premtime, punësime sezonale, ‘çakull dhe asfalt elektoral’. Pra përveç Administratës Shtetërore e ndihmave të shumta dhe ndërhyrjes së “Forcave Operacionale” dhe drejtuesve e banditëve të tjerë, megjithë këto, nakoshteti nuk fitoi dot mbi vullnetin e lirë të popullit dhe si përpjekje ‘gur i fundit’, në 11 e 20 deri në 12 e 40 KZAZ braktisi kutitë e votimit dhe i la në dorë të krimit, policisë dhe forcave operacionale shantazhuese, ku me mbështetjen e tyre ndërruan fletë, kuti votimi, vula e proces-verbale, në vendin e krimit, në Qendrën e Kulturës me dalje në KZAZ, ku ishin kutitë dhe dalje të fshehtë në errësirë, në “Shkollën e Mesme”, ish-Teknikumi.
‼️❗️Kulmi!
Dora e zezë e krimit, mafies që arriti të grabisë me çdo mjet mafioz e policor mandatin e popullit dhe t’ja dhuronte ‘pengut’ të Salillarit dhe shërbëtorit ti interesave të mafies, që abuzojnë me taksat e qytetarëve.
✅ Së bashku do të ndalojmë e ndëshkojmë këtë krim të rëndë shtetëror dhe elektoral.
❌ Çuçi dhe Salillari bënë çdo gjë, për t’a grabitur mandatin pasi prisnin ndëshkim të rëndë nga ‘Vasali’ i tyre i Surrelit në rast se do të humbnin.
❌❌ Hajdari i Kuçovës dhe Gjici i Kukësit njëlloj si vëllezërit siamez, të përfolur dhe akuzuar për korrupsion, abuzime, imoralitet në zyrë, tender qensh, paaftësi etj. Gjici në burg, Hajdari me 1001 të zeza dhe për më tepër i dënuar në Greqi dhe pa e deklaruar sipas rregullit në formular, mbahet akoma ‘peng’ e mbrohet nga ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari dhe ndonjë politikan që e mbron për interesa personale, kur është nën hetim, kur ka ankimim, kur ka dënim të mëparshëm dhe kur do ta kandidonte 2 herë!
Pra karrigen e ka thjesht të dhuruar, se në kushte në kushte të barabarta, pa narkoshtet e oligark, nuk merrte dot as 1000 vota, duke humbur thelle.
✅ Nuk do të ndalemi deri në fitore! 🤝🙏💪🇦🇱
(BalkanWeb)