Këlliçi: Denoncova vjedhjen e disa USB-ve dhe Gazment Bardhin e Bashën kam kallëzuar sepse nuk besoj që hy dikush në seli pa dhënë urdhër politik këta të dy.
Kam referuar dhe pjesën që po bëja ngjarjen transparente në media, të rinjtë mu afruan pasi u kërcënuan brenda, dhe kërkova të marrin kamerat dhe nuk do jetë çudi që ato të jenë fshirë nga kreu I partisë. Nuk janë shoqëeruesit e Bashës por janë të panjohur.

Nga selia e deri këtu më ka marrë 10 minuta në këmbë, policia mund të kishte ardhur për 5 minuta, ndërkohë që ne dolëm makinat ishin aty duke pritur urdhrin e kryeministrit. Nuk ndihem aspak I kërcënuar, nuk pres rezultat nga policia por bëra detyrën time si qytetar. Më vjen keq që situata politike në PD ka shkuar në këtë gjendje. Kishim oligarkë me vete në sot?

Rigel Muçollari: Vij të denoncoj sërish njerëz të partisë time, është e turpshme dhe qesharake. Është kërcënuar me jetë kryetari I të rinjve në Kucove nga një numër hollandez.

(E.D/faxweb.al)