Nga Erion Murataj!

E shpifur shija që lanë sot pamjet nga PD.
Në fakt për këdo që i thotë vetes shqiptar e tillë duhet të jetë.
Një zot shtëpie me letra që përdhunohet barbarisht nga ish pronari, ortak i vjetër.
Në fakt ndodh kur pronen, respektin apo besimin e fiton me procedurë.
Po gjithsesi nuk është kjo drama. Drama është se si një shqiptar mashkull sheh si e përdhunojnë në sy të të gjithë botës dhe mjaftohet me qëndrimin në dhomën e oxhakut.
A mund ti besohet kësaj panorame?
Gjykoj që përgjigjen secili e jep vetë.
Turp i madh ju bë demokratëve sot!

Egnatia news