Lulzim Basha është rikthyer sot në selinë blu, pas debateve me deputetët një ditë më parë. Basha nuk pranoi të japë koment për gazetaret nëse do të kishte një reflektim.

Situata në Partinë Demokratike është e tensionuar. Rezultati shokues për demokratët në zgjedhjet e 6 marsit ka vënë nën trysni kryedemokratin.

PD doli forcë e tretë në zgjedhjet e së dielës, ndërsa deputetët e grupit parlamentar i kanë kërkuar Lulzim Bashës të mbajë përgjegjësi dhe të reflektojë, duke i dhënë si opsion edhe dorëheqjen.

Mbledhja e grupit parlamentar që zgjati deri në orët e para të mëngjesit ishte me debate të fortë. Fillimisht Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në PD, duke qëndruar vetëm si deputet i thjesht. Gjekmarkaj kërkoi që Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas.

Kritike me Lulzim Bashën ka qenë edhe mbështetësja e tij më besnike, Grida Duma. Më mbledhje ajo i ka kërkuar që të mbajë përgjegjësi për rezultatin, ndërsa i kujtoi se beteja e tij me Berishën i kushtoi Partisë Demokratike. g.v/abcnews.al