Kryeministri Edi Rama refuzoi që të fliste ditën e sotme për politikë, teksa u pyet nga gazetarët për Lulzim Bashën dhe zgjedhjet e 6 Marsit.

“Këto tema janë një luks i jashtëzakonshëm, është koha që të shihemi shumë më në sy me njëri tjetrin, dhe të kursejmë llafet, pasi larg qoftë gjërat shkojnë të paguhen dhe me jetë, siç po ndodh në Ukrainë. 

Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, konsumatorin nga kjo flamë kaq e madhe. Ja e fituam Durrësin, Vorën, çfarë lidhje ka kjo me situatën që po kalojmë. Nuk mbaj mend kurrë që të mos e kemi pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet, fituam fituam“, u shpreh Rama.

Vijon…