Deputetë të grupit socialist të PS, mes të cilëve Blerina Gjylameti, Baftjar Zeqaj, Fadil Nasufi, Besjan Ajazi e Etjen Xhafaj diskutuan seriozisht me ministren e Bujqësisë Frida Krifca për gjetjen e zgjidhjes për fermerin dhe probleme të bujqësisë.
Në këtë takim nuk ka qenë prezent Erion Braçe, që ka ngritur zërin deri në përplasje mendimesh verbale me ministren e bujqësisë në parlament.
Fadil Nasufi, publikon foton në rrjetet sociale dhe shkruan se takimi është kryer për një vëmendje të shtuar të problemeve të bujqësisë dhe fshatit dhe sfidave që përballet ky sektor.
Ndërkohë, gjithmonë e më shumë është shtuar kohët e fundit përplasja në terren mes grumbulluesve dhe fermerëve. Me të parët që marrin vëmendje të madhe dhe mbështetje monetare nga qeveria, e fermeri, që gjendet thuajse i pambrojtur përballë kërkesave të grumbulluesve dhe pa mbrojtjen e shtetit.
Nuk dihet nëse takimi do të ketë ndonjë konkluzion apo ndonjë incentivë të re nga qeveria, por socialistët në takim me Krifcën, kanë dalë shumë të kënaqur.