Është pritur me protesta votimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez me 68 vota pro në seancën e ditës së sotme.

Sipas mediave vendase protestuesit jashtë godinës së kuvendit kanë qëlluar në drejtim të saj me vezë dhe letra higjienike për të shprehur revoltën e tyre kundër propozimit francez.

Propozimi u miratua me me votat e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Deputetët votuan për shtatë konkluzione të hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), që kanë të bëjnë me garancitë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.