Emri i deputetit demokrat Agro Shehaj ka shkaktuar debat në studion e Fax News mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Aktualitet” me Bejdo Malon.

Teksa po flitej për kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, Besim Ndregjoni u shpreh se 2 nga kandidatët ishin përfaqësues të persekutuarve politike, një ndër të cilët Agron Shehaj.

Moderatori Bejdo Malo nuk ra dakord aspak me këtë deklaratë. Ai madje foli dhe për një takim që Agron Shehaj ka bërë me Ilir Metën përpara se të shkonte te Basha.

Pjesë nga debati:

Besim Ndregjoni: Prit një minutë, të lutem i dashur. U futën katër kandidatura në konkurrim. U futen dhe dy përfaqësues të përndjekurve politikë. Të gjithë i respektoj në maksimum.

Bejdo Male: Përse i persekutuar është Agron Shehaj?

Besim Ndregjoni: Agron Shehaj po.

Bejdo Male: Po, jo mo zemër. Agron Shehaj vajti në fillim te Ilir Meta, i kërkoi 500 mijë euro, prandaj iku nga andej dhe shkoi te PD-ja.

Kujtim Cakrani: Unë e njoh familjen e z.Shehaj për shkak të krahinizmit. E njoh mirë prejardhjen e tij. Personalisht nuk e njoh z.Shehaj. Nuk kam pirë një kafe me të. Por ai vjen nga një familje shumë e nderuar në Labëri. Nuk e di nëse ka bërë pakte të mëparshme me Z.Meta.

Bejdo Male: Z.Shehaj nuk ka qenë asnjë ditë anëtar i Partisë Demokratije. Kishte lekët. Ka kërkuar të bëhet deputet me Ilir Metën. E kam te morali. Z.Shehaj ishte deputet i Bashës. E zgjodhi në listë. Është normale të dalë kandidat?

Faxweb.al