Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos do të largohet përfundimisht nga ‘’Los Blancos’’.

Vetë klubi njofton zyrtarisht se nesër Ramos në prani të Perez do të njoftojë largimin e tij. 35-vjeçari u transferua nga Sevilla tek Real Madrid në vitin 2005 për të kaluar 16 vite ku fitoi gjithçka.

Ai këtë verë nuk u përfshi nga Spanja në Europianin 2020, por tashmë ai ka vendosur të largohet dhe nga klubi i tij. I pari ekip që është interesuar prej kohësh për shërbimet e mbrojtësit është PSG.

Faxweb.al