Home BOTA Deputeti ukrainas: Kievi do të jetë Stalingradi i ri i Rusisë

Deputeti ukrainas: Kievi do të jetë Stalingradi i ri i Rusisë

17

Beteja për pushtimin e kryeqytetit të Ukrainës Kiev mund të jetë Stalingrad i ri i Rusisë. Kështu deklaron deputet ukrainas, Sviatoslav Yurah për BBC. Deputeti më i ri i Ukrainës dhe ish-këshilltari i Presidentit Zelensky, po ndihmon me mbrojtjen vullnetare në Kiev.

Ai tha se kryeqyteti është përballur me një “breshëri” raketash gjatë natës dhe ka beteja të vazhdueshme në periferi të qytetit. Por ai paralajmëron se Rusia duhet të përgatitet për humbje të mëdha nëse ajo përparon në qytet.

“Është një qytet masiv me miliona njerëz dhe nëse rusët përpiqen të hyjnë, ata do të kenë një luftë të madhe në duart e tyre. Ky do të jetë Stalingradi i tyre nëse duan ta bëjnë të tillë,” thotë ai, duke iu referuar betejës më të përgjakshme të Luftës Botërore. Dy këtë betejë vdiqën rreth 1.1 milion trupa sovjetike dhe 800,000 trupa naziste gjermane dhe rumune.

Beteja e viteve 1942-43 ishte një pikë kthese, duke ndaluar përparimin nazist në Rusi. “Askush nuk do të dorëzohet – unë mund t’ju garantoj këtë gjë!”, thotë ai.

Deputeti pohon se ka qenë duke koordinuar dërgesat e furnizimeve, duke përfshirë thasë me rërë, si dhe ka biseduar me njësi të ndryshme të ushtrisë për të kryer betejën e ardhshme “në mënyrë efektive”. Kujtojmë se forcat ushtarake ruse janë afër 25 km larg nga qendra e Kievit.