Një update i ri sapo e ka përmirësuar akoma dhe më shumë Telegram, duke e rritur diferencën e këtij aplikacioni rivalët e tjerë si WhatsApp. Në këtë update vijnë 6 shërbime të reja duke filluar nga download manager dhe një dark mode e rifreskuar.

Download Manager

Tashmë përdoruesit e Telegram mund të dërgojnë deri në 2GB file dhe t’i aksesojnë ato në pajisje të ndryshme. Kur file-t janë duke u shkarkuar, një ikonë e re do të shfaqet në Search Bar, ajo e Download Manager, ku ju mund të kontrolloni listën e dokumenteve që po shkarkoni.

Attachment Menu e re

telegram-new-attachment-menu-1010x1024.webp

Kur ju dërgoni disa foto ose video, klikoni në krye të panelit për të parë se si do të duket albumi kur të dërgohet. Nëse nuk ju pëlqen rradhitja, ju mund ta ndryshoni atë ose mund të eleminoni median e përzgjedhur.

Ndërfaqja gjysëm transparente në Android

Në Night Mode, panelet kanë një efekt transparence, duke lënë të duken ngjyrat e ndryshme në hapësirën e sipërme të panelit ndërkohë që ju rrëshqisni në chat-in tuaj.

Hapësira e regjistrimit e ridizenjuar

9681f78b7c5282b374.jpg

Në Android dhe macOS, mënyra se si ju regjistroheni është rifreskuar me animacione të reja.

Phone Number Links

Çdo përdorues i Telegram mund të krijojë një username unik nga paneli Settings, duke e bërë kështu më të thjeshtë për miqtë tuaj që t’ju kontaktojnë përmes kërkimit të këtij username pa patur nevojën për të shpërndarë numrin e telefonit.

Transmetim live me aplikacionet e tjera

Grupet dhe kanalet e ndryshme suportojnë tashmë live video broadcast me numër ndjekësish të pakufizuar. Ky shërbim ndihmon shumë bloggerat dhe gazetarët që përdorin shërbimet e Telegram Live Streams për të arritur drejt audiencës së tyre.