Deputetja e PD Ina Zhupa akuzoi ministren e Kulturës Elva Margaritin, se do të japë me konçension një marrëveshje sekrete Parkun e Butrintit.  Kjo akuzë çoi në një përplasje mes deputetes dhe ministres, e cila nuk u lejua nga Zhupa të vijojë fjalën për marrëveshjen për Butrintin, në Komisionin e Edukimit.

Zhupa pas përplasjes në një reagim të mëtejshëm, tha se ministrja Margariti duhet të ndjehet e turpëruar, ndërsa sot në Komision, theksoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj marrëveshjeje, të cilën e cilëson betejën për Butrintin.

“Turp eshte te trajtosh Butrintin me plan biznesi sekret!

Ministria e shkaterrimit te Kultures, e famshme qe ridorezoj teatrin kombetar me nje cope leter pasi e kishin shembur, ndjehet e turperuar nga une, qe mbroj pasurine kombetare, identitetin kombetar, trashegimine kulturore!! O tempora, o mores!

Si nene, si grua, si shqiptare jam shume krenare per betejen per Butrintin, qe jam ne krah te eksperteve shqiptar dhe te trashegiminise sone kulturore.

Asnje fyerje nuk i thashe zonjes dhe pse do meritonte shume ne emer te shqiptareve!

Mikrofoni ne ate komision eshte kur je ne zbatim te rregullores dhe ne sherbim te interesit te shqiptareve, nuk mund ta perdoresh mikrofonin qe paguhet me taksat e shqiptareve per ti trajtuar trashegimine kulturore si biznes! Butrinti do trajtohet si nje biznes, edhe ka nje plan si te perfitohet me shume dhe ky duhet mbajtur sekret!

Larg duart nga Butrinti!”, shkruan Zhupa.