Ilir Daja dhe Orgesh Shehi kanë zgjedhur titullarët e derbit të kryeqytetit. Partizani dhe Tirana po përballen mes tyre në një “finale”, që ka nisur prej orës 19:00.

Të dy skuadrat tentojnë maksimumin në këtë duel të zjarrtë. “Demat” vijnë me dy ndryshime. Esat Mala dhe Jurgen Bardhi kanë shlyer pezullimet dhe do e nisin si titullarë.

Ndryshime edhe tek bardheblutë. Jurgen Çelhaka dhe braziliani Danso do e fillojnë nga minuta e parë takimin derbi ndaj rivalëve të përjetshëm. /abcnews.al

PARTIZANI-TIRANA 0-0
PARTIZANI:
 Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torassa, Seferi. Trajner: Orges Shehi.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ridigert Çokaj; Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Adrian Beqiri
Kartonë të verdhë: Broja 31′ / Vangjeli 26′, Najdovksi 39′, Danso 45′

Po luhet ndeshja…

40′ Jasir Asani është ndalur nga tranversa. I pafat sulmuesi i Partizanit, i cili tentoi të gjejë rrugën e rrjetës nga një goditje dënimi

34′ Danso i Tiranës ka protestuar për penallti, për shkak të një prekjeje të topit me dorë në zonën e kundërshtarit

32′ Çinari proteston, pasi anësori ngriti flamurin dhe i mohoi festën e golit të avantazhit.

30′ Stenio Junior kishte një mundësi për të realizuar, pas kombinimeve mjaft të bukura të lojtarëve të Partizanit

14′ Rast i dyshimtë në zonën e Partizanit. Braziliani Danso tenton një goditje që bllokohet nga mbrojtja e të kuqve. Protesta për penallti nga ana e bardhebluve, por gjyqtari vijon lojën.