Njerëzit po zgjaten në të gjithë botën. Sot, një i rritur është 5 përqind më i gjatë se një i rritur një shekull më parë.

Deri sa mund të zgjaten njerëzit në të ardhmen dhe çfarë mund të mësojmë nga njerëzit më të gjatë në botë, holandezët?

Mjekët specialistë dhe antropologët e marrin historikun e zgjatimit të holandezëve, që në më pak se dy shekuj u bënë nga një prej popujve më të shkurtër në botë në popullin më të gjatë të saj, si shembullin tipik të evolucionit njerëzor.

Sipas studimeve, gratë që konsideroheshin të gjatë në Holandë në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit 20-të kishin lindshmëri më të lartë se gratë më të shkurtra, apo më të shëndosha. Po, ashtu i njëjti përfundim është nxjerrë edhe për burrat.

“Për momentin, gratë letoneze dhe burrat holandezë janë njerëzit më të gjatë në botë dhe ata mund të jenë limit që mund të arrijë njerëzimi. Gjatësia varet nga genet dhe ato ndryshojnë nga njëri popull te tjetri. Por ndikon edhe mjedisi, stili i jetës dhe ushqimi. Pra, është një kombinim i të dyjave”, thotë doktoresha Eirini Marouli për BBC.

Marouli shpjegon se ndryshimi i stilit të jetesës dhe ushqimit në Holandë pas vitit 1800, por edhe prirja për të përzgjedhur për martesë femrat e gjata janë faktorët kryesorë se përse holandezët sot janë njerëzit më të gjatë në botë.