Kryeministri Edi Rama, në intervistën për “Ekathemirinin”, ka rrëfyer rreth vizitës së tij në ishullin e Korfuzit.

Në hyrje të intervistës, Rama ka treguar për gazetarin Pavlos Papadopulos, rreth origjinës së tij dhe kombinimit të çuditshëm siç e quan dhe ai vetë, të prejardhjes me gjyshër katolikë, ortodoksë dhe prindër ateistë.

Kryeministri është shprehur te gazetari se, gjëja e parë që kaq dashur të shikojë kur ka mbërritur në Korfuz, ka qenë një prift dhe një librari.

Duke qenë se në Shqipëri deri në vitet 90′, ishte e ndaluar të mbaje mjekër, ka qenë pikërisht mjekra e priftit ortodoks që i ka rënë në sy Ramës, një kujtim të cilin ia ka treguar gazetarit.

Edi Rama: Mamaja ishte nga Vunoi, nga Himara, kishte të afërm në Korfuz. Kur mbërrita atje, kushërinjtë më pyetën se çfarë doja të bëja të nesërmen, të shkoja në plazh, të bëja pazar, por jo unë thashë unë duhet të shkoj në librari dhe të shikoj një prift. Mund të shoh në një librari të gjithë autorët, të shoh Platonin, Aristotelin. Doja të shikojë një prift pasi nuk kisha parë asnjë herë prift në jetën time pasi feja ishte e ndaluar në Shqipëri. Doja të shikoja si dukej një prift. Ishte mjekra e parë që pashë në jetën time, pasi në Shqipëri, mjekja ishte e ndaluar para ’90. Në aeroport ishte një berberhane e cila u priste flokët atyre që vinin nga jashtë dhe u hiqte mjekrën.