Shqipëri-Greqi, marrëdhëniet mes dy vendeve muajt e fundit kanë patur tensionet e tyre. Tema e cila po furnizon deklarata si nga Greqia si nga Shqipëria, është arrestimi Fredi Belerit, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, i akuzuar për blerje votash.

Ndërhyrjet e shtetit grek, me kërkesa për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, kanë qenë të vazhdueshme, deri në kërcënime për bllokim fondesh nga Bashkimi Evropian.

Stoik, para këtyre presioneve, Kryeministri Edi Rama, e ka lënë çështjen në duar të drejtësisë.

Pikërisht këtë, i ka treguar gazetarit grek Pavlos Papadopulos, se edhe arrestimin e Belerit e ka mësuar prej policisë dhe shprehet se e vetmja fjalë e tij, ka qenë siguria e provave.

Rama, e cilëson si të tepërt, ndërhyrjen e shtetit grek, ku shton se gjuha e ashpër e tij ndaj Belerit, ka qenë prej deklaratave që ky i fundit ka bërë.

Edi Rama: Bazuar në atë që dimë ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës. Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptare nuk ekziston fuqia e qeveria po kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston.

Nga ana tjetër ai avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë. Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria.

Ju ftoj që të gjeni një koment personal timin dhe kurrë s’kam komentuar veprimet e këtyre institucioneve të reja. U kam thënë njerëzve të mi, kjo mund të jetë e dhimbshme, kemi ndërtuar një sistem gjyqësor që nuk ka qenë kurrë më parë në Shqipëri! Nuk jam dakord që një qeveri e huaj të bëjë koment të thelluar në lidhje me veprimet e drejtësisë.

Ka patur komente në Greqi për të cilat më ka ardhur keq, është e tepërt, nuk e nderon politikën greke. Pata gjuhë të ashpër për shkak të disa deklaratave që ai bëri. Në fushatë kam thënë gjëra për të cilat nuk ndihem mirë, pasi kjo u lidh me atë që ndodhi. Mësova për arrestimin e tij kur policia ishte në aksion. Telefonova policinë dhe thash çfarë është kjo. Ata më thanë se kemi arrestuar për blerje votash. U thash më mirë duhet të jeni të sigurt se çfarë po bëni dhe të keni prova.