Në Gjykatën e Posaçme këtë të mërkurë është zhvilluar procesi ndaj 8 të arrestuarve për grabitjen e parave në pistën e Rinasit.

Ne seance ka dhënë deklarim Alkond Bengasi, i konsideruar nga prokuroia si personi që zbuloi supërgrabitjen.  Mësohet se përballë gjykatës, Bengasi ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa ka treguar se hetuesit kanë ushtruar presion fizik dhe psikoligj ndaj tij për firmosur marrëveshje bahskëpunimi.

Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku rrëfente detaje të përgatitjes së grabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takime me të bashkëpandehurit.

Dëshmitari i drejtesise foli për më shumë se një orë në një seancë me dyer të mbyllura, ndërsa organi i akuzës i kërkoi gjykatës që të njohë dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve paraprake.

Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni “Chervolet” që përdorur në grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove.

Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe Klement Çala, Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula, dhe në kërkim është endë Talo Çela.

Nga hetimet  ka rezultuar se kreu i grupit kriminal ishte Admir Murati, që mbeti i vrarë ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.