Sipas mediave të huaja, deri më tani, është konfirmuar një viktimë, por frika është se mes rrënojave mund të ketë edhe më shumë jetë të humbura.

Shembja e godinës 12-katëshe ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit.

“Një person ka vdekur dhe të paktën 10 të tjerë të plagosur, morën ndihmën e parë në vendin e ngjarjes”, tha kryetari i Bashkisë i Surfside, Charles Burkett.

“Kjo është një katastrofë e tmerrshme. Në Shtetet e Bashkuara, ndërtesat thjesht nuk shemben”, tha Burkett.

Kimberly Morales i tha CNN se ajo jeton në ndërtesën matanë rrugës ku ndodhi shembja dhe u zgjua nga zhurmat e alarmit.

“I zgjova të gjithë në dhomë sepse kur pashë nga dritarja, pashë që të gjithë kishin dalë jashtë,” tregoi ajo për CNN.

“U thashë të gjithëve që të nxitojnë dhe të largohen nga ndërtesa”.

Morales nuk e dëgjoi momentin kur ndërtesa po shembej, por kur doli jashtë shtëpisë, pa se një pjesë e konsiderueshme e godinës mungonte.

Ndërtesa ishte duke iu nënshtruar një riparimi në çati, por nuk dihet nëse ishte pikërisht punimi që po kryhej shkak për shembjen, tha kryetari i bashkisë.

Shmuel Balkany tha se në atë orë kishte dalë për një shëtitje me vëllezërit dhe qenin e tij kur “dëgjuam një zhurmë si gjëmim, vërtet shumë e fortë”, tha ai për ReliableNeësMedia.

“Menduam se ishte një zhurmë motori, kthyem kokën dhe në atë moment pamë vetëm një re pluhuri që po afrohej tek ne.

Dhe pyetëm veten çfarë po ndodh? Ngritëm bluzat në fytyrë që të mos qorroheshim nga pluhuri”.

“Ajo që pamë nga fillimi ishte një re e madhe pluhuri dhe shumë zhurmë,” shtoi Mich Balkany, i cili ishte duke shëtitur me vëllezërit dhe qenin, shkruan ReliableNeësMedia.

“Ne e pamë këtë të ndodhte. Ishte gjëja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë. Unë dëgjova për 11 shtatorin, por nuk e pashë me sytë e mi teksa ndodhte. Unë pashë diçka të tillë të ndodhte dhe është gjëja më e afërt që mund ta krahasoj me 11 shtatorin”, tha Mich Balkany.

“Kjo është diçka që është absolutisht e tmerrshme … e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme”, tha ai.

Nicholas Balboa ishte duke ecur me qenin pranë shtëpisë së tij në Surfside, Florida, kur “ndjeu tokën të dridhej, u ndje si një tërmet”. Kur arriti në vendin e ngjarjes, ai gjeti një ndërtesë të shembur pjesërisht.

Pikërisht kur mendoi se ishte e vështirë për dikë që të mbijetonte nga kjo skenë kaotike, ai dëgjoi një thirrje për ndihmë.

“Po mendoja me vete, “si mund të mbijetojë dikush nga kjo?” Ndërsa isha duke menduar, dëgjova një zë që bërtiste”, tha Balboa, duke shtuar se ndërsa u afrua, pa djalin që “ngrinte dorën lart nëpër rrënoja”.

“Dhe unë mund t’i shihja dorën dhe gishtat e tij duke u tundur,” tha deshmitari.

Ai dhe një person tjetër u ngjitën mes rrënojave për të ndihmuar djalin dhe më pas mberriti policia dhe zjarrfikësit.

“Filluan përpjekjet për ta nxjerrë nga rrënojt. Ishte ai dhe nëna e tij. Ne mund ta dëgjonim atë. Ne mund ta shihnim atë qartë. Nëna e tij, nuk ishim në gjendje ta shihnim, nuk ishim në gjendje ta dëgjonim, kështu që unë nuk e di se si është gjendja e saj, por dashtë Zoti, ajo është mirë”, tha deshmitari.

Duke përshkruar vendin ku ka ndodhur shembja, deshmitari tha, “ishte pothuajse si një film horror”.

Kryebashkiaku tha se është ende e paqartë se sa njerëz janë zhdukur.

panorama al