Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se mbledhja e Kryesisë së vogël të Grupit Parlamentar të PD ka dështuar. Ajo do të mbahej sot, por Salianji u shpreh se nuk ka patur dakordësi.   

“Edhe sot nuk pati një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. Ne funksionojmë me rregulloren e Grupit Parlamentar dhe jo rregulloren e Ramës”, tha deputeti i PD, duke shënjestruar kryetarin e Grupit Enkelejd Alibeaj.

Gazetarët e pyetën se përse nuk shkon në mbledhjen tjetër të Grupit Parlamentar, e thirrur nga Alibeaj në orën 14.00, por bën deklarata publike, Ervin Salianji u shpreh:

“Ka një hile, çdo herë që ka një mbledhje në gjithë ekzistencën e grupit, ka pasur mbledhje të përjavshme të Kryesisë së Grupit dhe para se dokumentet të bëhen publike diskutohen me deputetët.”