Një 23-vjeçare greke ka rënë pre e mashtrimit të një shqiptari dhe më pas është vënë nën presion të vazhdueshëm nga ky i fundit i cili nisi ta shfrytëzonte për prostitucion.
Shqiptari fillimisht i është prezantuar grekes si pronar i një lokali nate dhe më pas e detyroi atë të bënte deri në 4 takimë romantiker në ditë për shumën e 150 eurove.
Shpesh kur shqiptari nuk ishte i pranishëm në banesë ai vendoste një roje për t’u siguruar që ajo nuk do të ikte.
Sipas informacioneve e reja ra pre e mashtrimit për shkak të varfërisë.
Sipas Protothema.gr, vajza pas 3 muajsht ka arritur të arratiset nga banesa dhe menjëherë ka shkuar në polic dhe pas denoncimit të saj u bë i mundur arestimi i 33-vjeçarit.
Dosja:
Siç thuhet në shkresat e çështjes, aventura e 23-vjeçares ka nisur kur vajza, siç u ka thënë oficerëve të Nëndrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ka takuar shqiptarin, i cili i prezantohej si pronar i një lokali nate në qendër të Athinës dhe i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej.
Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit.
Shqiptari, kur vajza ndodhej në shtëpi, kaloi në fazën e dytë të planit të tij.
Siç thuhet në dosje “që atëherë, dhe për një periudhë afërsisht tre mujore, i pandehuri e ka ndaluar vajzën në mënyrë të paligjshme dhe kundër dëshirës, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj, madje duke vendosur “roje” jashtë shtëpisë së tij gjatë orëve që ai mungonte. Për një periudhë prej tre muajsh, vajza bënte katër takime seksuale mesatarisht në ditë për një tarifë prej 150 €, prej të cilave 50 € i korrespondonte tarifës së zyrës, 20 € për të pandehurin që vepronte si shofer dhe 80 € për viktimën.”
Frika, kërcënimet dhe “gardianët” e mbajtën vajzën në “burgun” shqiptar. Të gjitha paratë që mori nga takimet, ajo arriti t’i ruante fshehurazi, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por tutori e kuptoi…
“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti tia merrte duke ushtruar dhunë fizike.”
Ekipi i posaçëm i NënDrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas një hetimi dhe siç thuhet në shënimin informativ “Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë.”
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”./abcnews.al