Prokurori Publik spanjoll i cila ra pre e një grabitjeje nga një bandë shqiptarë ka rrëfyer të ngjarjen duke treguar edhe detaje se si ra pre e vjedhjes.

Banda shqiptare vepronte në Minho, ndërsa tani po hetohet në Braga pasi i “zhvatën” prokurorit rreth gjysmë milioni euro.

Prokurori  ka rrëfyer se ai dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin që “skifterët” kryen grabitjen dhe se këta të fundit nuk kishin bërë dëme gjatë vjedhjes.

Në banesën e prokurorit grabitësit vodhën 4 ora dhe flori me vlerë 5 mijë euro si edhe 2 mijë euro cash.

“Me teknika ndërhyrëse në dyer dhe dritare, pa i dëmtuar ato. Ishin mjeshtra”, ka thënë prokurori.

Banda shqiptare ishte e përbërë nga 3 persona, Edi Gjonaj 43 vjeç, Artus Zisko 46 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim si edhe Desard Marku 44 vjeç, i cili është arratisur me makinën e policisë.3 shqiptarët dyshohet se mes periudhës kohore tetor 2021 dhe shkurt 2022 kanë kryer vjedhje me vlerë gjysmë milioni euro.r.t/abcnews.al