SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

VoxNews mëson se janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg‘ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi.

Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

GEAM Sh.p.k