Sipas burimeve nga SPAK, prokurori Edmon Karriqi është kapur në përgjime dhe nga veprimet e tjera hetimore se ka marr 2 mijë euro për ndryshimin e një mase sigurie. Vlerat monetare janë marr nëpërmjet Isuf Gegës dhe dy personave të tjerë që janë tashmë nën hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Kujtojmë se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Anit-Korrupsion kanë arrestuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, si dhe shoferin e tij.

Prokurori Karriqi akuzohet për korrupsionin e lartëpërmendur, pasi ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK, nga një dosje që Prokuroria e Posaçme ishte duke hetuar për drogë.

Prokurori u arrestua në shëtitoren e Lushnjës së bashku me shoferin e tij, ndërkohë që hetuesit kanë bastisur dhe shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll.

Prokurori Edmond Karriqi është sjellë me automjetin e drejtuesve të policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që pritet deklarata e SPAK për të hedhur më shumë dritë mbi personat e ndaluar si dhe dosjen për të cilën ata akuzohen për korrupsion.