Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Pukë, ku mbeti i plagosur një 11-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë. 11-vjeçari, Arbër Ndreu është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa autori është larguar nga vend ii ngjarjes.

Burime për medie bëjnë me dije se autori 17 vjeçar, me inicialet R. C., ka pasur konflikte me kushëririn e 11-vjeçarit. Ai ka shkruar në lokalin që babai i Arbër Ndreu kishte me qira dhe pasi nuk ka gjetur peronin që kishte konflikt ka qëlluar me armë fëmijën.

“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.