Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeaj  në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit.

Noka me anë të një postimi në rrjetet sociale poston foton e Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit dhe shkruan “opozita që do Rama dhe Balla u vetëofrua të përdoret si fasadë “demokratike” në të treja raundet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës”.

Fundi qesharak i fasadës opozitare Alibeaj. Opozita që do Rama dhe Balla u vetëofrua të përdoret si fasadë “demokratike” në të treja raundet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Synimi ishte t’i jepnin një fytyrë demokratike regjimit antidemokratik të Edi Ramës. Produkti ishte një hiç i madh.

Në fund të këtij procesi farsë, pasi u diskretituan në sytë e të gjithë demokratëve, kërkojnë dëshpërimisht të shpëtojnë veten në politikë” shkruan Noka në postimin e tij.

Kujtojmë që Alibeaj tha se opozita do të marrë pjesë për çështjen e presidentit të ri. Ai tha se opozita merr pjesë në proces për të zhbërë kulturën e bojkotit.