Ngjarja në Fushë-Krujë ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur ka ndodhur si pasojë e një sherri për një sipërfaqe me ullinj.

Luan Hushi, rreth 55-vjeç është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në fshatin Zgërdhesh, Krujë.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/