Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme (10 gusht) në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Abc mëson se i plagosuri ka marrë plagë në bark.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes./