Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit e shënuar në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Deri më tani, tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur. Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.