Sot në Facebook janë diskutuar tema rreth organizmit të protestës kundër rritjes së cmimeve që është thirrur për diten e martë dt.29/03/2022.

Postime rreth protestës dhe organizimit janë bërë në shumë faqe satirike por ajo që vlen të përmendet si më interesante është një postim i ndarë në Facebook nga faqja satirike “Brryli Broadway” sic njihen ndryshe “kecat e dajës”.

Administratorët e “Brryli Broadway” kanë bërë në Facebook sot një propozim shumë interesant për mënyrën e të protestuarit dhe sic vihet re nga shumë komente ideja e kësaj mënyre të protestuari është pritur mjaft mirë nga komentuesit.

Postimi vazhdon si më poshtë

Nuk e kuptoj pse pikerisht te kryeministria ?Duhet te kuptojme se cdo proteste behet me ndryshe nga te tjerat. Kjo e karburantit nuk vlen tek kryeministria, nese duam qe kjo proteste te jete efektive ka vetem nje menyre: Taksixhinjte, kamionistat, shoferat e autobusave dhe shoferet civil te bllokojne akset kryesore. Tirane – Durres bllok nga nga te dyja anet Tirane- Elbasan – bllok nga te dyja hyrje-daljet e tynelit Fier – Vlore bllok nga te dyja krahetShkoder – LezheKukes – Morine bllok bllok bllok. Parkoni mjetet , ndalojini ne mes te rruges fikini motorrat dhe dilni ne rruge. Nese behet kjo bllokohet cdo gje edhe pikat e karburanteve e cdo gje dhe aty do kuptohet fuqia si popull ne proteste. shprehet “Brryli Broadway”

Brryli Broadway