Një konflikt në familje, për shkak të një martese të prishur, ka sjellë këtë ngjarje të rëndë që fatmirësisht është pa pasoja në jetë njerëzore.

Luftie Fanaj, gruaja që ishte pronare e njërës prej baneave, jetonte aty me djalin e vajzës së saj.

Dyshohet se dhëndri nga Kosova, bashkëshorti i dytë i vajzës të jetë autori i djegies së banesës. Mendohet se çifti janë ndarë dhe dhëndri fajësonte vjerrën.

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 02:00, ai së bashku me një shokun e tij dyshohet se i kanë vënë zjarrin banesës, që për pasojë flakët u përhapën dhe në një shtëpi ngjitur.

Si pasojë e flakëve ka marrë djegie në këmbë 14-vjeçari, ndërkohë që vetë e moshuara dyshohet se është dhunuar para se banesës ti vendosej zjarri.

Autori i kësaj ngjarje nuk është vënë ende në prangat e policisë.

Fqinjët tregojnë se familja jetonte në kushte të vështira, e madje nuk kishin as energji elektrike në banesë. Mësohet se dy ambulanca kanë bërë të mundur transportimin e gjyshes dhe nipit drejt spitalit.

“Nga ora 2 e gjysmë dëgjuam kërcëllimën, këta janë pa drita pa dreq, si ka rënë zjarri. Kanë pasur konflikt, kanë pasur një vajzë të martuar në Kosovë. Para ca ditësh i mori djalin ai asaj, të zotët e shtëpisë ndodheshin brenda, janë të dy në spital si e ëma, si djali i asaj vajzës që ka qenë e martuar në Kosovë. Erdhën dy ambulanca që ti merrnin”, shprehet një prej fqinjëve.

“Është djegur dhe shtëpia e babait tim, tani erdha dhe pashë shtëpinë për ibret, shtëpia ngjitur është e Lutfies, është grua shumë e mirë. Ky i shkreti vjet i bleu, gjynah, kishte blerë plaçkën e re të gjithë. Shtëpinë e babait e kishim lënë në ruajtje”.