Aksidenti frikshëm mbrëmjen e djeshme në fshatin Plirëz në Poliçan,detaje nga ekspertiza policore:-“Automjeti i tejmbushur me shishe birre,4 adoleshentët ishin të dehur.

Detaje të reja kanë dalë sot nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Plirëz në qytetin e Poliçani,ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe 3 të tjerët u plagosën rëndë.Policia i ka përfunduar kqyrjet e vendit të ngjarjes mesditën e sotme,për shkak të errësirës së natës dhe 3 vendngjarjeve,pikërisht 3 pikave ku ra mjeti gjatë përplasjes. Sipas polcisë,automjeti tip Alfa Romeo,që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari,pasi ka humbur kontrrollin ka rrëshkitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit,më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.Sipas policisë,në zonë nuk ka pasur shenja frenimi,gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshkitjes përplasja ka qënë e fortë.Të njëjtat burime konfirmojnë se automjeti tip Alfa Romeo me të cilin po udhëtonin adoleshentën ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentën ishin të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit,rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme.Një mjet tip Alfa Romeo,që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme vëllai i Françeskos,Afisaldo Zylyftari 17-vjeç,ndërkohë që është plagosur Françesko Zylyftari dhe dy shoqet qe tyre që ndodheshin me ta në makinë,njëra 14-vjeçe dhe tjetra 16-vjeçe.Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se,njëra nga vajzat u transportua gjatë natës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndê,ndërkohë që Françesko Zylyftari dhe 16-vjeçarja u larguan në orët e para të mëngjesit drejt banesave të tyre,pas mjekimi që morën në Spitalin e Beratit.