Bajame Seneja, gruaja 60 vjeçare e mbetur e plagosur në Ballagat të lushnjes mësohet se është motra e Kastriot Hasallës, i çili dy vite më parë ka qëlluar në drejtim të kusheririt te tij Romeo Hasalla duke e lënë të vdekur. Ngjarja në atë kohë është raportuar se ka ndodhur për konflikte pronësie. Pas ngjarjes Kastriot Hassalla ëahtë vetëdorëzuar në poliçi dhe përmes avokatit të tij, në atë kohë, është shprehur se e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pas kërçënimeve që i janë bërë familjes nga pala tjetër. E ndërsa vrasja e Romeo Hasallës ka ndodhur dy vite më parë, pasditen e kësaj të enjteje motrës së Kastriot Hasallës, Bajame Seneja 60 vjeçe i është bëre atentat. Mesohet se kjo e fundit ka qenë sëbashku me nipin e saj në një automjet ndërsa pas tyre ka qene avokati sëbashku me vëllanë e saj. Këta të fundit kanë dëgjuar të shtënat me arme dhe kanë ndalur menjëherë, ndërsa kanë parë të plagosur 60 vjeçare. Mësohet se autori i ngjarjes, i identifikuar ngq polici a si Armand Hasalla eshte shpallur në kërkim.
Vëllai i saj dhe Kastriotit tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishtin nga kushëriri.
“Policia nuk ka marrë asnjë masë. Këtu është Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetësh na kanë qëlluar me armë, sot na qëlluan motrën. Shteti nuk ka marrë masa. Ishin në gjyq për tokën.Mbaruam gjyqin, u nisëm për shtëpi dhe na bënë pritë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Gjyqi ishte për çështjen përpara. Unë isha me avokatin në makinë para, motra me nipin pas. Qëlluan makiinën e nipit. Sherri është për tokën, 2 hektarë tokë. Kam bërë një stallë atje dhe zotëria do ta marrë me forcë. Kastrioti është dënuar por Kastrioti se vrau, por e vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllain dhe fëmijën e tij. Shikoni personin që na ka pritur me armë”.