Skënder Kapiti është tërhequr nga gara për të kandiduar pë Këshillin Bashkiak nën Partinë Demokratike. Kujtojmë se Kapiti, propozuar nga Alibeaj, ishte në listën e qytetit të Durrësit. Sipas burimeve, ai do të bashkohet me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pra do jetë në krahë të Igli Carës, që kandidon për Kryebashkiak.

Skënder Kapiti nuk është i vetmi që është larguar nga PD zyrtare e drejtuar nga Alibeaj. shumë prej demokratëve e kanë parë të arsyeshme t’i bashkohen garës duke patur një kandidat unik nga opozita për zgjedhjet e 14 majit.