Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në Selinë Blu 8 deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë për të diskutuar në lidhje me çështjen Berisha dhe me hapat e mëtejshme që do të marrë Partia Demokratike tashmë që ish-lideri historik ka dalë hapur kundër Bashës.

Fax Neës mëson se kryedemokrati u ka dhënë porosi deputetëve që të mos i shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.

Kjo mbledhje vjen pak orë përpara nisjes së seancës parlamentare që do të fillojë në orën 17:00 ku në rend të ditës është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve.

Rikujtojmë se Sali Berisha u përjashtua përkohësisht nga grupi i parlamentar i PD-së për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur non-grata. Mirëpo ish-kryedemokrati nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të Bashës, të cilin e quan nul dhe ka paralajmëruar se do të marrë çdo hap për të rikthyer dlegjitimitetin e shkelur nga Basha në PD.