Home ELBASANI SOT Detaje të reja nga vrasja në Peqin

Detaje të reja nga vrasja në Peqin

51

Albi Bashaliu ka mbetur viktimë e një atentati të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:39 në fashtin Gjocaj të bashkisë së Peqinit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte ne local duke pirw kafen dhe dikush e thirri në emër nga jashtë. Bashaliu doli dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë.

Viktima është qëlluar me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg Ekzekutimi me armë zjarri i shtetasit Albi Bashaliu dyshohet se ka lidhje me hakmarrje.

35-vjeçari është vëllai Leonard Bashaliut, i cili në qershor të këtij viti vrau bashkëfshatarin e tij Albert Xhahysa.