Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur ditën e djeshme në Krushovë të Ersekës u gjet një trup i dekompozuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa makine gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima.
Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë.
Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.
Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.