Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në Belgjikë.

Sipas mediave të huaja mësohet se Erion Hasanbelliu ose ndrryshe Mikel Rakipllari është ekzekutuar në lagjen Place De Brouckere, në Belgjike.

Hasanbelliu është një emër i icili ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, dhe dyshohet se është vrarë me 6 plumba pas shpine për larje llogarish të vjetra.

Ndërkohë, policia belge ka identifikuar autorin i cili dyshohet se është një tjetër shqiptar me ininciale K.N dhe është shpallur në kërkim.